Barcelona bllokon dy zyrtarizimet me koston zero

Sipas të përditshmes “Sport”, Barcelona do të rishikoje kushtet kontraktuale të Frenk Kesi dhe Andreas Kristensen, të pa zyrtarizuar ende, por të destinuar të veshin fanellën e Blaugranës. Kjo për të lejuar që klubi katalanas të bjerë brenda parametrave të “Fair Play Financiar”, por në të njëjtën kohë duke u përpjekur të mos prishë marrëveshjet e bëra tashmë. Tashmë është e sigurt që të dy do të shpallen vetëm pas 30 qershorit.

Kjo pasi ka një bilanc për t’u mbyllur dhe nje humbje me e madhe do te ishte katastrofike per Barcelona-n, e cila është duke arritur një marrëveshje për t’i shitur një përqindje të të drejtave televizive një fondi për të larë hesapet.

Çavi pret që të hënën të ketë në dorë edhe Kesi edhe Kristensen per te punuar direkt me grupin. Por, ne Spanje nuk jane aq optimiste. Kjo pune mund te zgjatet edhe pak sepse dihet qarte se problemet ekonomike te katalanasve jane te medha.

Edhe pse Tebas po zbutet nga dita në ditë, presidenti i La Ligas do te ishte i qete nese De Jong do te shitej afro 80 mln euro. Holandezi është drejt Man. Junajtedit dhe pikërisht sakrifikimi i tij do të hapte dyert e merkatos së Barcelona-s.

LEXO EDHE:

Back to top button