Barcelona dërgon mbrojtësin francez në Greqi

Mbrojtësi francez Samuel Umtiti, pas ultimatumit që ka marrë nga skuadra e Barcelonës, është pranë transferimit në Greqi. 28-vjeçari kampion bote me Francën, do të luajë me skuadrën e Olimpiakosit.

Lajmin e konfirmoi e përditshmja “Diario Sport”, sipas së cilës mbrojtësi francez ka pranuar transferimin në Greqi. Umtiti ishte shumë pranë kalimit në vendlindje, te Renit, por marrëveshja nuk u mbyll.

Duket se palët kanë rënë dakord për këtë transferim surprizë, ku gjithçka u realizua brenda 48 orësh. Transferimi do të jetë në formë huazimi, ku rroga do të paguhet pjesërisht nga Olimpiakosi dhe pjesërisht nga Barcelona.

LEXO EDHE:

Back to top button