Për çdo punonjës te Bajerni, një shishe shampanjë me vlerë 300 euro!

Robert Levandovski mund të mos jetë pritur mirë dhe përjashtuar nga tifozët e Bajern Munihut, por sulmuesi polak gjithsesi tregoi se është një njeri i madh.

Ai ka qëndruar në Munih fundjavën e kaluar, ku ka përshëndetur të gjithë ish-bashkëlojtarët e tij, njerëzit dhe drejtuesit e klubit, si dhe të gjithë punonjësit. Dhe për të gjithë ata, polaku dhuroi nga një shishe shampanjë tw markës “Armand de Brignac”, e cila kushton 300 euro.

Duke filluar nga presidenti i klubit, lojtarët, trajnerët apo personat përgjegjës për higjienën, të gjithë morën një shishe shampanjë. Përveç kësaj, Levandovski u dha secilit një autograf, me foto të marra nga tetë vitet e fundit që sulmuesi polak i kaloi te Bajern Munihu.

LEXO EDHE:

Back to top button