Barcelona kërkon alternativa tjera, në rast se nuk firmos Halandin

Sipas të përditshmes spanjolle “Sport”, skuadra e Barcelonës kërkon me këmbëngulje një sulmues të ri, duke filluar nga sezoni 2022-2023. Në krye të listës së dëshirave mbetet Erling Haaland. Mirëpo burime të tjera raportojnë se Man. Siti i Guardiolës mund të ketë përparësi në garën për yllin verdhezi. Andaj kjo ka detyruar drejtuesit e skuadrës katalonase që të mendojë për zgjdhje të reja për sulmin, në rast se marrëveshja me norvegjezin shkon keq.

Mes emrave të ndryshëm që qarkullojnë, si Levandovski dhe Isak, është edhe Lautaro Martinez. Blaugranët tashmë kishin tentuar ta blinin argjentinasin në disa raste, por nevojat ekonomike të Interit e bënë të pamundur marrëveshjen.

Sipas gazetës spanjolle, Barça mund të rifillojë kontaktet me futbollistin argjentinas. Pavarësisht se kaloi një periudhë të gjatë “agjërimi” nga goli së fundi, shifrat e tij janë ende të mira. “Toro” duket se është rikuperuar, pas “hat-trick” ndaj Salernitana në Serie A dhe golit spektakolar në “Anfield”, në fitoren 1-0 ndaj Liverpullit.

LEXO EDHE:

Back to top button