Mazepin e “Urakali”, hedhin në gjyq drejtuesit e “Haas”

Nikita Mazepin dhe kompania ruse “Uralkali” kanë vendosur që të hedhin në gjyq drejtuesit e ekipit “Haas” për prishjen e njëanshme të kontratës.

“I konsiderojmë të papranueshme dhe të parsyetura këto vendime të skuadrës Haas, pasi mendojmë se sporti duhet të jetë i lirë nga politika. Në kërkojmë dëmshpërlbim për këtë që ndodhi dhe rimbursim, pasi kishim kryer të gjitha pagesat për vitin 2022”, thonë nga kompania ‘Uralkali’, kompania e cila është në pronësi të babait të pilotit rus.

Nuk mungoi edhe reagimi i Nikita Mazepin, që ishte i dëshpëruar edhe nga Federata Ndërkombëtare për Automobilizëm.

“Prisja mbështetje nga skuadra dhe nuk kishte arsye ligjore për ta ndërprerë kontratën. Prisja mbështetje edhe nga FIA”.

Mësohet se Mazepin dhe “Uralkali” do të mbështesin financiarisht të gjithë sportistët rus, të përjashtuar së fundit,  si pasojë e luftës në Ukrainë.

LEXO EDHE:

Back to top button