Barcelona me deklaratë zyrtare për arrestimet

Skuadra e Barcelonës ka lëshuar një deklaratë në lidhje me kontrollet dhe arrestimet që ndodhën këtë të hënë, në kuadër të hetimit nga “Mossos d’Esquadra” për çështjen “BarçaGate”. Ish-presidenti Hosep Maria Bartomeu është ndaluar, bashkë me ish-këshilltarin e tij, Haume Masferrer, CEO i klubit, Òskar Grau dhe shefi i shërbimeve juridike, Román Gómez Ponti. Barça ka ofruar “bashkëpunimin e saj të plotë për autoritetet gjyqësore dhe policore, që të sqarohen faktet nën hetim”, ndërsa shpreh respektin e saj maksimal për procedurën gjyqësore në vazhdim, edhe për parimin e prezumimit të pafajësisë së personave të prekur në kuadrin e këtyre veprimeve.

 

Komunikata e plotë e Barcelonës

“Para hyrjes së forcave policore në zyrat e ‘Kamp Nou’, këtë mëngjes, me urdhër të shefit të Gjykatës së Instruksionit 13, të Barcelonës, i cili po heton rastin e punësimit të shërbimeve të monitorimit të rrjeteve sociale, Barcelona u ka ofruar bashkëpunim të plotë autoriteteve gjyqësore dhe policore për të sqaruar faktet që janë objekt i këtij hetimi. Informacioni dhe dokumentacioni i kërkuar nga policia gjyqësore janë paraqitur në mënyrë rigoroze për këtë çështje. FC Barcelona shpreh respektin e saj më të madh për procedurën gjyqësore në vazhdim dhe për parimin e prezumimit të pafajësisë së personave të prekur në kuadrin e këtyre veprimeve.”

LEXO EDHE:

Back to top button