Barcelona në kreun e Euroligës, disfatë për Realin e Bajernin

Ndeshjet e fundit të këtij viti në Euroleague kanë sjellë “rrëzimin” nga froni të skuadrës së Fenerbahce, që e ruajti kryesimin për 15 javë. Skuadra turke u mund 92-88 nga Virtus Bolonja dhe tashmë është në grupin e ndjekësve. Në krye të renditjes së kampionatit më të bukur të basketbollit për meshkuj në Europë ndodhen tri skuadra: spanjollët e Barcelona e Baskonia Gasteiz, si dhe francezët e Monakos, që dolën fituese nga ndeshjet e raundit të 16-të.

Katalanasit fituan 99-94 ndaj Crvena Zvezda, ndërsa Baskonia mundi 92-76 Real Madridin, në derbin spanjoll. Skuadra e Monakos mposhti në sekondat e fundit 84-82 Zhalgiris Kaunas, ndërsa kampionët në fuqi të Anadolu Efes u mundën 80-72 nga Makabi.

 

Euroleague – Raundi i 16-të

 

Baskonia Gasteiz – Real Madrid, 92-86

Maccabi Tel Aviv – Anadolu Efes, 80-72

Partizani Beograd – Bayern Mynih, 83-77

Armani Milano – Valencia Basket, 90-79

Monaco – Zalgiris Kaunas, 84-82

Crvena Zvezda – Barcelona, 94-99

Panathinaikos – Olympiacos, 71-95

Villeurbanne – Alba Berlin, 79-91

Virtus Bolonja – Fenerbahce, 92-88

LEXO EDHE:

Back to top button