Barcelona, ofron Depajn dhe 30 mln euro për mbrojtësin e Seviljës

Zhul Kunde vazhdon të mbetet objektivi kryesor i Barcelonës për repartin e mbrojtjes. Trajneri Çavi Hernandez e pëlqen jashtëzakonisht shumë qendërmbrojtësin francez dhe kërkon ta ketë në skuadër për edicionin e ri. Sevilja e vlerëson shumë yllin e mbrojtjes dhe për ta lënë të lirë po pretendon të fitojë 60 milionë euro.

Por për t’i ulur shpenzimet, katalunasit janë gati të përfshijnë sulmuesin holandez Memfis Depaj në këtë ofertë. Gazetari spanjoll Zherard Moreno ka raportuar se Barcelona po planifikon që ta përfshijë Depajn në ofertë, plus një shumë mbi 30 milionë euro për të ardhur der te Kounde.

Me ardhjen e mundshme të Robert Levandovskit hapësirat e holandezit te katalunasit do të jenë shumë të vogla dhe largimi i tij nga “Camp Nou”, duket i pashmangshëm dhe kjo është arsyeja që Barcelona po synon ta përfshijë atë në ofertën për Kounden.

Gjithsesi bisedimet mes dy klubeve pritet të vazhdojnë gjatë kësaj jave për të gjetur një marrëveshje.

LEXO EDHE:

Back to top button