Firmosi për ekipin amerikan, qeveria ruse e arreston dhe e dërgon në bazë ushtarake

Ylli i hokejit rus Ivan Fedotov prej ditës së premte është arrestuar nga policia ushtarake ruse. Filimisht është mbajtur nën mbikqyrje në një zyrë të pranimit të ushtarëve rusë dhe më pas është transferuar në një bazë ushtarake detare në Artik.

Lajmin e ka konfirmuar “Daily Mail” që shton se 25-vjeçari rus, fituesi i medaljes sw argjendi pak muaj më parë në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekin 2022”, firmosi së fundi me ekipin amerikan “Philadelphia Flyers”, në NHL (National Hockey League) në Amerikë.

Russian Olympic Committee goalkeeper Ivan Fedotov blocks a shot against against Finland during the men’s gold medal hockey game at the 2022 Winter Olympics, Sunday, Feb. 20, 2022, in Beijing. (AP Photo/Matt Slocum)

Fedotov, që luan si portier, konsiderohet si një nga më të mirët në botë në këtë rol. Ai do të arkëtojë 1.1 milionë dollarë nga kontrata e re me ekipin amerikan të hokejit në akull. Por duket se qeveria ruse nuk e ka mirëpritur këtë vendim të sporisdtit rus.

Të premten ai është ndaluar nga disa policë të veshur si civilë, që e kanë dërguar në Shën Petërburg, në një qendër të grumbullimit të ushtarëve. Ai akuzohet s e i është shmangur shërbimit ushtarak, për të evituar të shkojë si ushtar në Ukrainë, në një moment që Rusia ka nevojë për forca të reja në front.

“Ne jemi të dijeni të situatës së krijuar, por për momentin nuk kemi asnjë koment”,thanë drejtuesit e ekioit amerikan, me të cilin firmosi Fedotov.

Gjithsesi, ky veprim i qeverisë ruse është konsideruar si një hakmarrje ndaj sportistit, që la CSKA Moskë, klub që ka lidhje me ushtrinë ruse, për të shkuar në Amerikë./Telesport/

LEXO EDHE:

Back to top button