Barcelona ofron Kessi-n për mesfushorin maroken te Çellsi

Pas largimit të Memfis Depajt nga Barcelona drejt rivalëve të Atletiko Madrid, “blaugranat” janë në kërkim të një fantazisti, i cili mund të jetë deçisiv në situata të caktuara ku kërkohet gjetja e golit.

Tekinku i Barçës, Çavi është mëse i qartë me kërkesat e tij dhe si zëvendues të “tulipanit” Depaj kërkon marokenin që shkëlqeu në Kupën e Botës, “Katar 2022”, Hakim Zijeç, me këtë të fundit, i cili po kalon një periudhë pa shumë minuta te “blutë” e Londrës.

Barcelona ishte e interesuar për mesfushorin maroken dritaren e dimrit të kaluar, por më pas klubi bëri një zgjedhje tjetër duke nënshkruar këtshu me dyshen nga Premier League, Feran Tores nga Man. Siti dhe Adama Traore nga Volverhempton.

Çellsi është gati të shqyrtojë ofertën e “katalanasve” për Zijeçin, ku ndër opsionet janë shitja e lojtarit dhe shkëmbimi me mesfushorin Frenk Kesi. Lojtari nga Bregu i Fildishtë, nuk dëshiron një largim nga Barcelona, ​​por opsioni i kalimit te Çellsit mund t’i interesojë atij, pasi minutat te Barça kanë qenë me “pikatore” për ish-yllin e Milanit.

LEXO EDHE:

Back to top button