Nuk ndalet Arsenali, kërkon mesfushorin e Real Madridit

Arsenal dështoi në transferimin e Mudryk, të cilën ia “morën nga duart” rivalët e Çellsit. Megjithatë, “Topçinjtë” gjetën një tjetër lojtar me tipare të ngjashme ofensive si Leandro Trosard. Sulmuesi arriti nga Brajtoni dhe shtohet si një opsion për trajnerin Mikel Arteta që nga ana tjetër, po shtyn drejtuesit të transferojnë edhe një mesfushor.

Tekniku spanjoll pëlqen Eduardo Kamavingën e Real Madridit dhe meqënëse francezi nuk është një titullar i Karlo Ançelotit, atëherë “The Gunners” kërkojnë të përfitojnë. Mundësia më e mirë për Arsenalin është ta transferojnë nëpërmjet formulës së huazimit dhe më pas të negociojnë më gjatë me madrilenët në merkaton e verës.

Bisedimet janë ende në fazë fillestare, por Arteta po këmbëngul shumë për francezin 20-vjeçar, i bindur se mund t’i shtojë shumë kualitet mesfushës së londinezëve. Ndërkohë, nga ana tjetër, synimi i verës për Arsenalin nuk ndryshon pavarësisht ardhjes së mundshme të Kamavingës teksa mbetet Deklan Rajs të Uest Hamit.

LEXO EDHE:

Back to top button