Kolikat apo dhimbjet e barkut të bebes, simptomat dhe trajtimi

Kolikat apo dhimbjet e barkut të bebes, simptomat dhe trajtimi

Kur themi kolikat e të porsalindurit flasim për të qarat e fëmijës që ndodhin pak a shumë në mënyrë periodike tek foshnjet. Një shqetësim i zakonshëm që prek të paktën 1 në 5 të porsalindur.

Faktori më i rëndësishëm është e qara e vazhdueshme tek fëmija i shëndetshëm, që ka pak a shumë të njëjtin moment të ditës (në përgjithësi në orët e mbrëmjes)dhe për disa javë në vijim.

Ky shqetësim shkakton stres të fortë tek të porsalindurit dhe sigurisht dhe tek prindërit, që bëhet dhe më e vështirë për ta në rastin e fëmijës së parë.

Kur shfaqen?
Kolikat apo dhimbjet e barkut nisin disa javë pas lindjes.

Kur kalojnë?
Ato zgjasin zakonisht për të paktën tre orë në ditë,
Për të paktën tre ditë në javë
Për më shumë se tre javë pasardhëse.

Në pjesën më të madh të rasteve kanë tendencën të zgjidhen rreth muajit të tretë apo të katërt të jetës.

SHKAQET

Në të shkuarën mendohej se ndodhte për shkak të gazrave të zorrëve, por specialistët sot gjithnjë e më shumë thonë se nuk është ky shkaku, ndërsa bëhet fjalë për një të qarë normale fëminore nga faktorë fiziologjikë dhe psikosocialë.

Nuk dihet ende shkaku real por me kohën janë formuluar diagnoza të ndryshme që kanë të bëjnë me:

Ushqyerjen me qumështin e lopës, që shkakton kolikat për shkak të zhvillimit të antitrupave kundër proteinave të gjedhit, edhe pse literatura shkencore ka ende debat për këtë.

Disa pediatër mendojnë se mudn të jetë një lëvizje jovullnetare e zorrëve dhe efektiviteti i disa pikave antikolinergjikë e tregon këtë.

Nuk ka prova lidhur me faktorët socio-familjarë që mund të ndikojnë.

Mendohet dhe që komplikacionet e mundshme gjatë lindjes mund të kenë ndonjë ndikim, pasi një pjesë e madhe e stresit gjatë lindjes reflektohet me një të qarë më të madhe tek foshnja.

Faktorët e rrezikut
Foshnjet e nënave që pijnë duhan gjatë shtatzënisë apo pas lindjes kanë jë rrezik më të lartë të vuajnë nga kolikat.
Nuk ka diferencë mes fëmijëve meshkuj apo femra
Nuk ka ndryshim mes fëmijëve që ushqehen me qumësht gjiri apo qumësht formule

Regjimi ushqimor i nënës gjatë ushqyerjes me gji nuk ka asnjë lidhje me kolikat.

SI TI NJOHIM KOLIKAT E FËMIJËVE

Të gjithë fëmijët qajnë, por të porsalindurit mund të kenë kolika nëse qajnë më shumë se tre orë në ditë, për të paktën tre ditë në javë gjatë një jave.

Nga ana stastistikore një i prosalindur qan mesatarisht rreth dy orë në ditë dhe piku arrihet rreth javës së gjashtë.

Simptomat karakterisitike të kolikave të të porsalindurve që janë të nevojshme për ti dalluar nga e qara normale fiziologjike apo arsye të tjera (si për shembull kur ka uri) janë:
Të qara intensive të pakontrollueshme,
Ndodh më shpes pasdite ose në mbrëmje
Zgjat për disa orë
Fytyra e fëmijës skuqet
Tenton të shtrëngojë grushtat e tij
Afron gjunjët tek barku dhe harkon kurrizin teksa qan
Në fund të kolikës fëmija mund të bëjë pis panolinon apo të ketë gazra (flatulenca)

Një i porsalindur që qan për shkak të kolikave ësht ënë vështirësi, por nëse këto shpërthime të qarash kanë shkaqe të tjera nuk ka asnjë rrezik dhe pasojë, pasi ushqyerja me gji vijon rregullisht e për rrjedhojë dhe rritja e peshës.

KUR DUHET LAJMËRUAR MJEKU

Në përgjithësi nuk është e nevojshme ti drejtoheni vazhdimisht pediatrit në rastet e kolikave, por në episodin e parë është e këshillueshem ta bëni këtë për të përjashtuar shkaqe të tjera të të qarës.

Por duhet të lajmëroni menjëherë pediatrin nëse fëmija:
Nuk do të ushqehet
Nuk merr peshë.

Duhet menjëherë të shkoni në urgjencë ose të kontaktoni pediatrin nëse mendoni se fëmija qan pasi ka rënë apo ka një lezion apo në rastet kur ka:

Të qartë të dobët, akute e të vazhdueshme në kohë,
Muskulatër që nuk tensionohet kur e merr në krahë,
Të vjella me lëng ngjyrë jeshil
Gjak në feçen
Temperaturë mbi 38 gradë celcius nëse janë më pak se tre muajsh, apo mbi 39 nëse janë më të rritur.
Ënjtje të fontanelës në kafkë
Kovulsione
Lëkura merr ngjyrë mavi apo shumë të zbehtë
Probleme me frymëmarrjen, me frekuencë të rritur.

Diagnoza

Në përgjithësi një vizitë tek mjeku pediatër është e mjaftueshme për diagnozën e kolikeve tek të porsalindurit, që formulohet në bazë të:

Anamnezës së ndërtuar me ndihmën e prindërit (karakteristikat e të qarës, periodiciteti, kohëzgjatja…)

Ekzaminimi fizik
Shumë rrallë nevojiten të tjera analiza më të thella.

Trajtimi

Kolikat shërohen në mënyrë spontane në pjesën më të madhe të rasteve dhe brenda 3 muajsh, ndërkohë për trajtimin ka qasje të ndryshme pasi nuk ka asnjë trajtim specifik.

Ilaçet

Ilaçet antimeteorike (meteorizmi i zorrëve) siç është simetikoni nuk kanë rezultuar shumë efikase. Një alternativë e mirë janë ilaçet antikolinergjik, por duhen përdorur sipas përshkrimit të mjekut pasi në disa raste mund të shkaktojë efekte anësore.

Disa studime kanë treguar se marrja e probiotikëve (fermente laktike), ndihmojnë në mbajtjen e ekuilibrit natyral të florës bakteriale “të mirë” të aparatit tretës dhe kështu lehtëson kolikat. Por edhe për to nuk ka prova të sakta për efikasitetin.

Mos harroni! Gjithmonë para se ti jepni fëmijës suaj çfarëdo lloj ilaçi ndaj kolikave kërkoni gjithmonë këshillat e pediatrit.

Këshillat e gjyshes

Për fat të keq në pjesën më të madhe të rasteve nuk ka një mënyrë të saktë për të zgjidhur problemin, por ka disa trajtime natyrale që lehtësonë simptomat dhe janë këshillat e vlefshme të eksperiencave të gjysheve siç i thonë:

Mbani në krahë të porsalindurin ose në kontakt me nënë apo babain. Përkëdheljet edhe pse shpesh nuk janë të mjaftueshme të ndalojnë të qarën janë ilaçi më i mirë. Kontakti fizik, kontakti viziv dhe fjalët e ëmbla janë një ilaç i mirë.
Provoni ta mbështillni me një batanije të lehtë
Përpiquni ta nxirni jashtë, një shëtitje ose me makinë.
Provoni pozicione të ndryshme: në shpatull, mes krahëve, të shtrirë me barkun poshtë përgjatë parakrahut.
Mundohuni ta ushqeni me gji foshënjen në pozicionin drejt në mënyrë që të reduktoni sasinë e ajrit të thithur.
Nëna duhet të reduktojë konsumin e çajit, kafes dhe pijeve të tjera që kanë kafeinë në rastin e ushqyerjes me gji. E njëjta gjë dhe për ushqimet pikante. Ndërsa alkooli duhet shmangur patjetër, pavarësisht dhimbjeve të barkut.
Shmangni nxitjen e tepërt të të porsalindurit duke i ndryshuar shpesh pozicionin
Disa fëmijë lehtësohen nga zhurma e bardhë (për shembull fshesa me korent, apo zhurma e një radio), fëmijë të tjerë duket se qetësohen me muzikë si zërat e natyrës.
Edhe masazhi i fëmijëve rezulton mjaft i mirë.

Mos harroni!Çdo fëmijë është rast më vete dhe nuk duhet të keni frikë të provoni./ MeMjekun.com

LEXO EDHE:

Back to top button