Barcelona përfiton nga kalimi i Zhesusit te Arsenali?!

Skuadra e Arsenalit ka arritur të sigurojë shërbimet e Gabriel Zhesus, me lojtarin që u largua nga Man. Siti dhe sezonin e ardhshëm do të mbajë veshur fanellën e “Topçinjve”. Ky transferim duket se i ka prishur punë një tjetër sulmuesi me të cilin klubi anglez ishte në bisedime. Bëhet fjalë për Rafinjan, për të cilin Arsenal po konkurronte me Barcelonën.

Sipas Fabrizio Romanos, “Topçinjtë”, të cilët po bënin përpjekje të mëdha për të nënshkruar me lojtarin e Lids, nënshkrimi me Gabriel ZHesus për 52 milionë euro, i ka bërë ata të heqin dorë.

Sipas “Blobeesporte”, Barcelona, një nga klubet e interesuara për lojtarin e Lids, tani ka një konkurrent më pak dhe një shans më të madh për të nënshkruar me brazilianin. I njëjti burim thekson se Rafinja ende dëshiron të kalojë te Barça, të cilët po bëjnë gjithçka për të ulur tarifën prej 50 milionë eurosh që kërkon Lidsi./abcnews.al

LEXO EDHE:

Back to top button