BEG zyrtarisht mbeti pa lejen për ngrohje qendrore

BEG zyrtarisht mbeti pa lejen për ngrohje qendrore

Komisioni Rregullator ia hoqi licencat kompanisë Ballkan Enerxhi Grup për shpërndarjen dhe furnizimin me energji termike në Shkup. Me vendimin e sotëm, BEG nuk posedon më licencë për të ushtruar veprimtari energjetike, pasi vetë ata thanë se për shkak të rraskapitjes financiare nuk mund të punojnë më. Tashmë në lëvizje është Qeveria, e cila do të duhet të shpallë thirrje publike për përzgjedhjen e kompanie të re që do të marrë përsipër ngrohjen e kryeqytetit. Nga Qeveria paralajmëruan se nëse nuk ka asnjë kompani të interesuara, udhëheqja do të kalojë në duart e EMV-së./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button