Barcelona pezullon seancën e stërvitjeve, konfirmon raste të reja me Covid-19

Barcelona ka pezulluar seancën stërvitore të ditës së mërkure, pasi që dy anëtarë të stafit kryesor kanë testuar pozitivë me Covid-19.

Skuadra e Ronald Koeman do të zhvillojnë përgatitjet para ndeshjes me Athletic Bilbaon, të mërkurën, në stadiumin “Sam Mames”, përcjell KosovaPress.

Klubi nga Katalonia po ashtu i kanë informuar edhe autoritetet shtetërore dhe ato të sportit, pas testimeve të ditës së hënë.

Klubi i Barcelonës informoi përmes një komunikate zyrtare lajmin rreth rasteve të reja me Covid-19.

“E gjithë skuadra do të testohet me anë të PRC testeve të martën, në bazë të protokollit anti Covid-19.

“Si rezultat i kësaj, seanca e stërvitjeve sot në ora 11:00, do të pezullohet”.

Skuadra e Koeman janë në pozitën e pestë në tabelë, dhe janë në udhëtim tek skuadra e Athletic Bilbaos, që pozicionohet në pozitën e tetë.

LEXO EDHE:

Back to top button