FIFA shokon Tiranën me dënimin e ri

Ditën që Partizani jepte lajmin e madh, të fitimit të gjyqit në “CAS” ndaj FIFA-s, pra zhbllokimit të merkatos, kjo masë është transferuar te skuadra tjetër kryeqytetase, Tirana. Kampionët kanë marrë lajmin e keq nga FIFA, se nuk mund të bëjnë transferime në janar, për shkak se janë dënuar njësoj si të kuqtë, për mosshlyerjen e një ish-futbollisti.

Fjala është për Mokhtar Cise nga Mali, i cili ka fituar gjyqin me bardheblutë dhe pret të shlyhet për 200 mijë euro. Nisur nga ky fakt, FIFA nuk lejon të federohen dhe registrohen lojtarë të rinj nga Tirana në merkaton e dimrit.

Një goditje e rëndë për skuadrën e drejtuar nga Nevil Dede, që vetëm mbrëmë njoftoi huazimin e lojtarit të kombëtares kuqezi, Taulant Seferi. Por, pezullimi i merkatos nga FIFA, e bën të pamundur edhe ardhjen futbollistit të Jang Bojsit në Zvicër.

Kujtojmë se Mokhtar Cise, në vitin 2016 zhvilloi 23 ndeshje dhe shënoi 2 gola me fanellën bardheblu.

LEXO EDHE:

Back to top button