Barcelona, rekord në La Liga me ndeshjet pa pranuar gol

Barcelona mund të ketë pasur vështirësi në Evropë, por në La Liga ka qenë i palëkundur në mbrojtje. “Blaugranët” kanë pësuar vetëm 7 gola gjatë gjithë sezonit në Spanjë, me tre prej tyre në një ndeshje kundër Real Madridit.

Mark-Andre ter Stegen ka qenë jetik në sigurimin e atyre portave të paprekura, me Zhull Kounde, Andreas Kristensen dhe Ronald Arauho, që formuan një partneritet të fortë në prapavijë më vonë në kampionat.

Kundër Kadizit, Barcelona pati fat, ndërsa Villarreali u goditi shtyllën dy herë. Megjithatë, ata ia dolën të mbanin 17 herë portën e paprekur nga 22 ndeshje në La Ligë. Dhe është hera e parë që ndonjë skuadër e arrin këtë numër, duke thyer rekordin e Deportivo La Korunjës në sezonin 1993-94 me 16 ndeshje me portën e pa prekur, që kishte Arsenio Iglesiasin në portë.

Ter Stegen pa dyshim do të kërkojë të thyejë rekordin e përgjithshëm të golave të pësuar gjatë një sezoni të ligës, i cili është 18, i vendosur nga Deportivo dhe Atletiko Madrid në sezonin 2015/16.

Ata janë dukur shumë më pak solid në futbollin evropian, duke pësuar mesatarisht dy gola në lojë. Kjo do të vihet sërish në test edhe gjatë sfidës në “Old Traford”, kur takohen sërish me Man. Junajtedin.

LEXO EDHE:

Back to top button