Barcelona “shpëtohet” nga një fond investues nga Dubai?!

Skuadra e Barcelonës, është në një situatë të vështirë financiare dhe ka borxh në vlerë prej 1.35 miliardë euro. Dhe shpresat e shpëtimit janë ndezur së fundit nga një fond të investitorëve nga Dubai, që është afruar klubit katalonas për të shlyer borxhin në tërësi, duke paralajmëruar investim në vlerë prej 1.5 miliardë.

Ata kanë paralajmëruar një moratorium të kthimit të borxhit brenda 2 viteve, që mund të vazhdohet deri më 12 vite maksimum dhe në të cilën do të pagohet një pjesë e vogël e interesit, e cila tani për tani nuk zbulohet se a mund të jetë ajo.

Në rast se Barcelona pranon propozimin, do të arkëtojë 1.2 miliardë euro, me çka do të stabilizohet çështja financiare e klubit katalonas. Në këtë mënyrë Barcelona, në muajin janar do të mund të nis rekonstrumin e ekipit dhe të investojë në merkaton e futbollistëve.

LEXO EDHE:

Back to top button