PSZH-Man. Siti, ndeshja më e shtrenjtë në botë!

" "

Skuadrat e Paris Sen Zhermenit  dhe Man. Sitit, takohen sonte në Ligën e Kampionëve, në atë që mund të jetë ndeshja më e shtrenjtë në botë. Sipas të dhënave të ‘”Transfermarkt”, skuadra e Man. Sitit ka një vlerë tregu prej 1 miliard euro, ndërsa ajo e PSZH-së arrin 997.25 milionë euro.

Siti mbylli kontratën më të shtrenjtë në merkato me Xhek Grealish. Futbollisti 25-vjeçar u largua nga Aston Villa në këmbim të 117.5 milionë eurove dhe nënshkroi me “qytetarët” një kontratë për gjashtë sezone. PSZH firmosi me Achraf Hakimin, nga Interi, për 60 milionë euro dhe siguroi shërbimet e Mesit, Serhio Ramosit, Xhanluixhi Donarumas dhe Uajnaldumit, lojtarë që mbërritën falas, pasi iu kishin përfunduar kontratat e tyre me ekipet përkatëse.

Mirëpo lojtari me vlerën më të lartë të tregut është Mbappé, i vlerësuar, sipas të dhënave të “Transfermarkt”, rreth 160 milionë euro. Së bashku me të formojnë sulmin parizien Nejmar (100 milionë euro) dhe Messi (80). Kështu, tridenti ofensiv i PSG vlerësohet 340 milionë euro.

Ndërkohë te Man. Siti, tre lojtarët me vlerën më të lartë të tregut janë De Bryjne (100 milionë euro), Sterling (90) dhe Foden (80).

LEXO EDHE:

Back to top button