Barcelona, vihet pas mbrojtësit qëndror të Napolit

Kalidou Koulibali është alternativa e madhe që Barcelona ka në pozicionin qendror. Në fakt, pavarësisht se Çavi Hernandez ka prioritet ardhjen e Zhill Koundes, në klub ata e shohin nënshkrimin e lojtarit të Napolit shumë më tërheqës për shkak të çmimit, përvojës ndërkombëtare dhe profilit të tij.

Sipas “Il Matino”, Napoli tashmë e ka të qartë se Koulibali nuk do të rinovojë pavarësisht se i ka mbetur edhe një vit kontratë. Negociatat janë prishur, por klubi italian është i gatshëm ta mbajë deri në fund të kontratës.

Në çdo rast, ata i kanë bërë të ditur lojtarit se do të ishin të gatshëm ta transferonin në një klub të huaj vetëm për ta penguar që të shkonte te një rival direkt.  Juve ishte shumë i interesuar, por duhen kërkuar alternativa.

Koulibali ka vendosur të largohet nga Napoli dhe te Barça janë plotësisht të informuar për kushtet. Si lojtari ashtu edhe klubi italian janë folur në pritje të një vendimi përfundimtar për nënshkrimin e tij. Koulibali shpreson duke qenë se qëllimi i tij është të luajë për Barçën dhe në javët në vijim, klubi blaugrana mund të paraqesë një ofertë, nëse nënshkrimi i Kounde-s tërhiqet përfundimisht./abcneës.al/

LEXO EDHE:

Back to top button