Mbyllet tenderi për furnizimin me rrymë, EMV ofron 48 euro për megavat -orë

Mbyllet tenderi për furnizimin me rrymë, EMV ofron 48 euro për megavat -orë

Gazetar: Ile Petrevski

Oferta e EMV-së në tenderin e EVN Home është 48 euro për megavat/orë, apo 12 euro më shtrenjtë se çmimi aktual. Kjo është oferta e vetme që ka arritur në tenderin për furnizim me energji elektrike, e nevojshme për furnizuesin universal EVN Home. Sipas informacioneve, ky çmim i EMV-së do të jetë për periudhë korrik- dhjetor dhe është për 17% më i lartë në krahasim me çmimin që EMV e shiste rrymën në periudhën janar- korrik.

“Për çmimin e energjisë elektrike të EVN Home në periudhën e ardhshme do të vendos KRRE ndërsa i njëjti do të varet nga shumë parametra hyrës…”, thonë nga EVN Home.

Bëhet fjalë për çmimin të cilin EMV ia shet rrymën EVN-së, më pas çmimin që e kërkon MEPSO, Operatori në tregun e energjisë elektrike MEMO si dhe varet nga çmimi i Elektro-shpërndarjes .

Nga Elektranat e shtetit dje konfirmuan se 100% e sasisë së nevojshme të rrymës do të sigurojnë për EVN-në, e cila më pas e shpërndan deri te amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël.

“SH.A EMV e ka rritur planin për prodhimin e energjisë elektrike për vitin 2022 për 20% të prodhimtarisë në vitin 2021. Konsumi i EVN Home është rritur për 27%, për shkak të transferimit të konsumatorëve nga tregu i lirë në tregun e rregulluar, siç janë subjektet afariste, komunat dhe ndriçimi publik”, njoftojnë nga EMV.

Të dhënat nga kompanitë e tjera energjetike thonë se të gjithë kërkojnë rritje të caktuar të çmimit. Tani radhën e ka Rregullatori, i cili në ditët në vijim duhet ta formulojë çmimin dhe ta publikojë deri në fund të javës së ardhshme. Çmimi i deritanishëm me të cilën EMV ia shiste rrymën EVN-së ka qenë 36 euro për megavat/orë. Rritja e fundit e çmimit të rrymës ishte në fund të vitit të shkuar me rreth 10%./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button