Enis Bardhi, prioritet në merkaton e Milanit

Sipas mediumeve italiane, të afërta me skuadrën e Milanit, Enis Bardhi, është në listën e dëshirave të merkatos dhe shihet si zëvëndësim për Hakan Çalhanogllun, që kaloi në radhët e Interit.

Reprezentuesi i Maqedonisë, gjatë javës së kaluar, iu kthye stërvitjeve në Levante, ndërsa klubi spanjoll, që është në një krizë financiare, e sheh shitjen e Bardhit si një nga zgjidhjet për të vazhduar qëndrimin në La Liga.

Sipas faqes së interentit , të specializuar për vlerat e futbollistëve, “transfermaktit, aktualisht vlera e Enis Bardhit, është rreth 15 mln euro. Mesfushori shqiptarë ka edhe një vit kontratë me skuadrën spanjolle, ndërsa në vitin 2023, mund të jetë agjent i lirë, andaj skuadra spanjolle do të mirëpres çdo ofertë për mesfushorin 26 vjeçar.

LEXO EDHE:

Back to top button