Bardhi, rikthehet në terren në fillim të vitit 2021

Reprezentuesi i Maqedonisë, Enis Bardhi vazhdon që të stërvitet jashtë ekipit të Levantes. Mesfushori shqiptarë plot një muaj vijon fazën e rehabiitimit, pas lëndimit të marë në stërvitjen në prag të përballjes me Gjeorgjinë në Tbilisi.

Mirëpo tani enis Bardhi, është në rrugë të mbarë që të kthehet sa më shpejt në terrenin e gjelbër. Edhe pse mungoi në 3 ndeshjet e Levantes në La Liga, parashikimet e fundit janë se Bardhi mund të jetë gati në fillim të vitit 2021, që është edhe një lajm i mirë për Maqedoninë në prag të pjesëmarrjes në Kampionatin Evropian.

Kujtojmë se mesfushori 25 vjeçar ishte në formacionin e parë të Levantes në La Liga, ku regjistroi një asist, por jo edhe golin. Mirëpo trajneri Pako Lopez e konsideron si një ndër futbollistë më të rëndësishëm të Levantes.

LEXO EDHE:

Back to top button