Pasi veshi fustanin me të cilin shkëlqeu në AMA, Dua Lipa merr këtë dhuratë

Janë katër skuadra që tashmë kanë siguruar kalimin në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve. Barcelona, Juventus, Çellsi dhe Sevilja, janë skuadrat e parë që kanë siguruar kalimin tutje, pas vetëm katër xhirosh të zhvilluara. Barcelona dhe Juventus janë pjesë e grupit G, dhe pas katër ndeshjeve të zhvilluara, katalanët numërojnë 12 pikë, ndërsa ‘Zonja e Vjetër’ nëntë pikë.

Prej nesër, 40 infermiere kthehen në punë, paralajmëroi sot në profilin e tij në Fejsbuk ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ai theksoi se marrëveshjet me të cilat infermieret ishin të angazhuara në kohë të caktuar në Dhomën shëndetësore – Shkup, u vazhdohen.

“Ata edhe më tej do ta punojnë profesionin më fisnik – shpëtimin e jetës së njerëzve!”, ka shënuar ministri në Fejsbuk.

Kalimin tutje kanë siguruar edhe dy skuadrat e Grupit E, Sevilja dhe Çelsi, me nga 10 pikë të grumbulluara. Gjatë ditës së mërkurë do të ketë edhe disa ndeshje të tjera në Ligën e Kampionëve, dhe pritet të shihet se cilat do të jenë skuadrat tjera që do të sigurojnë fazën e dytë të Ligës së Kampionëve.Dua Lipa ishte padyshim ylli i mbrëmjes në “American Music Awards”, ku shkëlqeu me disa fustane të punuara nga Versace. Në tapetin e kuq ajo kishte veshur një fustan nga marka e njohur, në ngjyrë të bardhë dhe me disa motive yjesh në ngjyra të ndryshme. Mirëpo më shumë se vetë fustani, fansat i la pa fjalë çmimi i tij, sepse kushton plot 10 mijë euro.

Dua ishte e para që veshi këtë fustan nga Versace në tapetin e kuq, sepse ai ishte prezantuar së fundmi në sfilatën “Pranverë/Verë 2021” të markës së njohur. Për ta falenderuar Dua-n për përzgjedhjen, trashëgimtarja e markës dhe njëherësh drejtuesja e kreativitetit, Donatella Versace, ka surprizuar Duan me një dhuratë të veçantë.

Ajo i ka dërguar në shtëpi këngëtares një buqetë me lule shumëngjyrëshe, të cilat Lipës i kanë pëlqyer shumë.

“Woweeee! Shumë faleminderit Donatella Versace, këto janë mahnitëse”, ka shkruar Dua përkrah një videoje të luleve.

Kujtojmë se gjatë mbrëmjes në “AMAs”, Dua Lipa u vlerësua me çmimin “Favorite Pop/Rock Song” për këngën “Don’t Start Now” dhe performoi në skenë hitin “Levitating”.

LEXO EDHE:

Back to top button