Bardhi: Të jemi të durueshëm, do të vjen momenti ynë

Përfaqësuesja e Maqedonisë duhet të konfirmojë pozitën e dytë në grupin e 4 në Ligën e Kombeve, në përballjen e fundit kundër Bullgarisë. Edicioni i tretë nuk do të sjellë një play offin e ri për Maqedoninë, por do të jep një mundësi për pozitën e dytë dhe pozitë më të mirë para shortit për EURO 2024.
“Pas asaj disfate me një lojë të tillë, ishte e vështirë. Futbolli luhet në bazë të rezultateve, nuk është mirë kur humbet, por ne po ecim përpara. Kemi edhe një shans për të treguar se ai rezultat në Gjeorgji nuk ishte një pamje reale e forcave dhe me 3 pikë mund të marrim një moment pozitiv. Kemi shumë lojtarë të rinj, duhet kohë për të njohur një pjesë të ekipit. Siç e shoh unë, të gjithë shënojnë gola për klubet, dhe këtu ose nuk na shkon ose nuk nuk kemi fat. Duhet të jemi të durueshëm, do të vijë momenti ynë.
Ne e dijmë qëllimin tonë, që është kualifikimi në Kampionatin Evropian. Duhet të presim, të rinjve u duhet kohë të përshtaten. Ne të moshuarit kemi përvojë, dhe pjesa tjetër jemi nën një tension të vogël. Ne kemi nevojë për mbështetje, mendoj se jemi një brez i mirë dhe do të bëjmë gjëra të mëdha”, tha mes tjerash Enis Bardhi.
Ndeshja e parë në Razgrad përfundoi me barazim 1-1 dhe më të mirë në fushë ishin futbollistët e Maqedonisë. Megjithatë, tani kombëtaraa e Bullgarisë ka ndryshuar dukshëm dhe ka një trajner të ri, ndaj pritet një sfidë ndryshe. Dueli në stadiumin “Todor Proeski” është caktuar të hënën, në ora 20:45.