FFM me apel për anim korrekt ndaj Bullgarisë

Federata e Futbollit të Maqedonisë i fton tifozët që do të mbështesin përfaqësuesën e futbollit në ndeshjen kundër Bullgarisë në stadiumin “Todor Proeski”, si deri më tani, që t’i përkrahin futbollistët vendas gjatë ndeshjes.

Kumtesa e FFM-së në faqen zyrtare

“Ftojmë të gjithë tifozët e futbollit dhe simpatizantët të përfaqësueses së Maqedonisë me brohoritje të ndershme dhe korrekte t’i ndihmojnë futbollistët tanë që të fitojnë ndeshjen e fundit të grupit në Ligën e Kombeve.

Apelojmë që të përmbahen nga brohoritjet josportive, përdorimi i mjeteve piroteknike, pankartat josportive, përdorimi i lazerit, sjellja e dhunshme dhe hedhja e gjësendeve në fushë.

Vetëm me brohoritje të drejtë, sportive dhe korrekte tregojmë respekt për përfaqësuesën tonë dhe respekt për kundërshtarin.

Njëkohësisht të gjithëve që do ta ndjekin ndeshjen në “Todor Proeski” informacion shtesë se hyrjet në stadiumin do të jenë të hapura nga ora 18:45 deri në 20:30.

Ftojmë të gjithë tifozët e futbollit, tifozët dhe simpatizantët e Maqedonisë që të jenë në kohë në vendet e tyre në Arenën Kombëtare,” thuhet mes tjerash në kumtesën e FFM-së.

LEXO EDHE:

Back to top button