Basha ftesë “firmëtarëve” të Berishës: 18 Dhjetori, pikë kthese pas 31 vitesh tranzicion
18 Dhjetori, dita e Kuvendit Kombëtar sipas kreut të PD në Shqipëri Lulzim Basha do shënojë një pikë kthese pas 31 vitesh tranzicion, duke zgjedhur të ardhmen.
“Kuvendi i Partisë Demokratike do të shënojë një pikë kthese pas 31 vitesh tranzicion. Më 18Dhjetor, ne do të zgjedhim të ardhmen, duke mishëruar shpresat më të mira të njerëzve, për të ripërtërirë besimin te politika, si mjet për ndryshimin e Shqipërisë”, shkruan Basha.
Një ftesë kreu i PD ka për të gjithë ata që kanë firmosur për datën e propozuar nga ish-krryeministri Sali Berisha për të zhvilluar Kuvendin. Basha thotë se ata kanë mundësinë të jenë në Kuvendin e 18 dhjetorit dhe të shprehin lirisht mendimet dhe qëndrimet e tyre.








