Basha kërkon sërish vettingun e politikanëve
Nga foltorja e Kuvendit, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, bëri edhe njëherë thirrje për miratimin e vettingut në politikë.
Gjatë debatit për kodin e sjelljes, Basha u shpreh se nevoja emergjente e këtij kuvendi është pastrimi i tij nga kriminelët dhe politikanët me kontakte të papërshtatshme.
“Ky Kuvend ka një problem që ka ekzistuar, por që ka marrë dimensione botërore. Këtu ka kriminelë, anëtarë të krimit të organizuar në kartelat e FBI, DEA, Policisë së Shtetit, Europol janë kriminelë të ulur këtu. Ka dhe bedelë të organizatave kriminale, të atyre që janë grupe të strukturuara kriminale. Këtu ulet dikush që ka përdorur gjuhën më të ulët ndaj zonjave në 8 vjet pa i hyrë gjemb në këmbë. Duhet të bëni vettingun në politikë dhe të pastroni sallën nga kriminelët dhe politikanët me kontakte të papërshtatshme”, u shpreh Basha.








