Basha përballë Kadillit, Harxhit dhe Shehajt, demokratët në Shqipëri zgjedhin sot kreun e partisë

Partia Demokratike në Shqipëri mban sot zgjedhjet për kreun e ri. Në garë për të drejtuar partinë e dytë më të madhe në vend janë kreu aktual i PD, Lulzim Basha, dhe Fatbardh Kadilli, Edith Harxhi dhe Agron Shehaj.

Anëtarësia e PD në të gjithë vendin do të votojë sot mes tyre për të zgjedhur drejtuesin e ri që do të udhëheqë partinë për katër vitet e ardhshme.

Sa i përket fletës së votimit, i pari në listën e kandidatëve është renditur Fatbardh Kadilli. Pas tij e dyta është Edith Harxhi, ndjekur nga Agron Shehaj dhe në fund kryetari në detyrë Lulzim Basha.

PD prej 8 vitesh drejtohet nga Lulzim Basha që prej largimit të Sali Berishës pas humbjes së vitit 2013 përballë socialistëve. Këtë vit, demokratët shkojnë në zgjedhje për kreun e ri pas humbjes në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

LEXO EDHE:

Back to top button