Bashkëshorti qëllon me grushta peshkaqenin për të shpëtuar gruan


Kur pa se gruaja e tij po sulmohej nga një peshkaqen i bardhë, një shtetas australian nuk e ka menduar dy herë, por u hodh me nxitim në ujë dhe qëlloi me grushte peshkaqenin për të shpëtuar bashkëshorten.

Ngjarja ndodhi në plazhin e Port Macquarie në shtetin australian të Uellsit të Ri Jugor. Mediat vendase raportojnë se 35-vjeçarja Chantelle Doyle, u sulmua nga një peshkaqen 2 deri në 3 metra i gjatë ndërsa bënte sërf në plazhin Shelly, dhe mori plagë të rënda në këmbën e saj të djathtë.

Një roje bregdetare tregon se burri ishte hedhur nga varka e tij dhe u përball fizikisht me peshkaqenin. Siç raportohet, burri e ka qëlluar me grushte deri sa peshkaqeni e lëshoi të shoqen dhe më pas e ndihmoi 35-vjeçaren të dilte në breg.

Autoritetet nxituan të vlerësojnë burrin guximtar, i identifikuar më vonë si Mark Rapley, për aktin heroik dhe ndërhyrjen e tij të shpejtë. Plazhet pranë zonës u mbyllën pas incidentit.

LEXO EDHE:

Back to top button