Inteligjent dhe i guximshëm: Ky është qeni më i shtrenjtë në botë


Këlyshi i Mastiffit të artë tibetian, njëvjeçar, (lloj buldogu) me lartësi prej 80 centimetrash dhe peshë  prej 90 kilogramësh, është shitur për dy milionë dollarë. Ky këlysh është regjistruar si më i shtrenjtë në botë, dhe këtë rekord e mban me vite.

Sipas ekspertëve, dallohen dy lloje të  mastiffëve tibetianë.

Tebetianët njërin e quajnë Drog-Khyi, që do të thotë “qen nomad” apo “qen i cili mund të lidhet”, “qeni i cili mund të ruhet”.

Lloji tjetër është Tsang-Khyi (që në gjuhën tibetiane do të thotë vetëm “qen nga Canga”) dhe ka të bëjë me llojin më të lartë, më të rëndë dhe me kocka shumë më të mëdha.

Kjo racë e qenve është janë shumë të guximshëm, inteligjentë dhe shumë besnikë ndaj familjes njerëzore të tyre.

Mastifffi tibetian shumohen me vështirësi. Në botë numërohen vetëm rreth 300 mijë, por numri i atyre me racë të pastër nuk e kalon as këtë shifër.

Mastifët tibetianë mund të përdoren edhe për mbrojtjen nga shpërthimet, për ruajtjen e fabrikave e uzinave, të oborreve etj.

Në disa familje me vila një qen Mastiff tibetian mund të zgjidhë të gjitha problemet në vend të rojave, që ruajnë ditë e natë me shpenzime të larta.

Ish-trajneri legjendar kinez i krosit Ma Junren, i cili rrit mastifët tibetianë thotë: „Qeni Mastiff tibetian e mbron me jetën e vet të zotin. Derisa t’i rrahë zemra, ai nuk përkulet para armikut“.

LEXO EDHE:

Back to top button