Bashkimi Europian i ndarë për çështjet e vizave me Rusinë

Bashkimi Europian i ndarë për çështjet e vizave me Rusinë

Bashkimi Europian është i ndarë sa i takon çështjes së vizave për shtetasit rusë. Ministrat e Jashtëm të BE zhvilluan sot një takim informal në Pragë.

Ndërsa ministrat arritën një marrëveshje politike për të pezulluar plotësisht marrëveshjen e lehtësimit të vizave të BE-së me Rusinë, blloku mbetet i ndarë kur bëhet fjalë për një ndalim të plotë të vizave.

Ministri i Jashtëm hungarez Peter Szijjarto tha të mërkurën se disa vende anëtare, përfshirë vendin e tij, kanë ngritur zërin kundër një ndalimi të plotë të vizave të BE-së.

Në një deklaratë të lëshuar pas takimit, Ministri i Jashtëm estonez Urmas Reinsalu tha se ai mbështeste përfundimin e marrëveshjes së BE-së për lehtësimin e vizave me Rusinë, por se “vetëm kjo nuk do të mjaftonte”, duke shtuar se Estonia dhe vendet e tjera fqinje që ndajnë një kufi me Rusinë dhe Bjellorusia do të konsideronte një ndalim kombëtar të vizave.

“Derisa të kemi arritur një marrëveshje se si të kufizojmë hyrjen e shtetasve rusë në Bashkimin Evropian, Estonia dhe vendet e tjera që ndajnë një kufi me Rusinë dhe Bjellorusinë do të konsiderojnë ndalimin e vizave kombëtare ose kufizimin e kalimeve kufitare për shtetasit rusë me viza të BE-së”, tha Reinsalu në deklaratën e publikuar në faqen e internetit të Ministrisë së Jashtme.

“Në takimin jozyrtar, ministrat e jashtëm të Estonisë, Letonisë, Lituanisë dhe Polonisë publikuan një deklaratë të përbashkët mbi rritjen e konsiderueshme të shtetasve rusë që hyjnë në Bashkimin Evropian dhe në zonën Shengen dhe kërcënimin e sigurisë që ai paraqet”, shtohet në deklaratë.

Ministri i Jashtëm finlandez Pekka Haavisto u tha gazetarëve se BE-ja sot ndërmori një hap “në drejtimin e duhur”.

“Një qasje e përbashkët do të parandalojë blerjen e mundshme të vizave nga rusët që shkojnë andej-këtej duke u përpjekur të kërkojnë kushte më të mira,” tha shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell në një konferencë shtypi pas takimit.

Vizat tashmë ishin të kufizuara për disa kategori shtetasish rusë. Borrell tha se ky nuk është një tekst ligjor, por vetëm një marrëveshje politike në këtë pikë.

LEXO EDHE:

Back to top button