Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ndaj Rusisë

Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ndaj Rusisë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë sanksionet ndëshkuese ndaj Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë deri më 24 shkurt të vitit të ardhshëm. Lajmi është konfirmuar nga Këshilli Evropian, me arsyetimin se do të vazhdojnë të mbështesin integritetin e Ukrainës. Në dokumentin e publikuar po ashtu theksohet se Brukseli nuk njeh dhe nuk do të vazhdojë të dënojë aneksimin e paligjshëm të territoreve të Ukrainës nga Federata Ruse si shkelje e ligjit ndërkombëtar. Vendimi do të hyjë në fuqi më 22 shkurt dhe lidhet me sanksionet që u vendosën në shkurt të viti 2022 në përgjigje të njohjes, pushtimit ose aneksimit të paligjshëm nga Kremlini të disa zonave të Ukrainës. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button