Bastisje në burgun e Idrizovës, konfiskohen celularë, para dhe lëndë narkotike  

Bastisje në burgun e Idrizovës, konfiskohen celularë, para dhe lëndë narkotike  

Shuma parash më të mëdha se sasia që u lejohet të burgosurve, një tablet, 11 telefona celularë, më shumë aksesorë celularësh, disa objekte të mprehta dhe lëndë narkotike…Të gjitha këto gjëra të palejuara janë gjetur gjatë një aksioni policorë Brenda burgut të Idrizovës. Në bazë të urdhrave të lëshuara nga gjykatësi i procedurës paraprake, policia ka bërë kërkime në 14 qeli dhe dy dhoma të burgut.  Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se aksioni është bërë në koordinim me institucionet tjera kompetente dhe kishte për qëllim parandalimin e kryerjes së veprave penale nëpër burgje. Nga atje thonë se të gjitha këto mjete të palejuara do t’u dorëzohen shërbimeve të burgut për procedurë të mëtejshme.

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button