Klekovski: Terapia moderne për fibrozën cistike tani për 126 pacientë

" "

Ministria e Shëndetësisë ka zgjeruar qasjen në terapinë moderne për fibrozën cistike, e cila tashmë është në dispozicion për 126 pacientë, krahasuar me vitin 2021 ku numri ishte shumë më i ulur. Ministri Sasho Klekovski thotë se nuk do të ketë më lista pritjeje për marrjen trajtimit. Aktualisht në Maqedoni janë të regjistruar 138 pacientë me fibrozë cistike.

“Nga viti 2021, kur kishin trajtimin vetëm 3 persona, në vitin 2026 kemi mundësinë e trajtimit të 126 personave, që janë raste mjekësore. Pra, përfshirjen e të gjitha grupmoshave, që nga mosha 2 vjeç e më lart, ndërsa deri tani kanë qenë nga mosha 12 vjeç e më lart dhe vetëm rastet kritike. Dhe e dyta, gjithashtu për herë të parë ofrojmë trajtim edhe për personat me mutacione të ndryshme gjenetike të kësaj sëmundjeje, të cilët asnjëherë më parë nuk kanë qenë të trajtuar.” – Sasho Klekovski Ministër i Shëndetësisë./Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button