Fillon protesta masive në Prishtinë, kërkohet shfuqizimi i Speciales dhe lirimi i të dënuarve

" "

Në sheshin e Prishtinës ka filluar protesta e organizuar nga platforma “Liria ka Emër” dhe Shoqata e Veteranëve të Luftës. Në shesh janë mbledhur mijëra qytetarë në mbështetje të ish krerëve të UÇK-së, të cilët u dënuan me 81 vjet burg nga Gjykata Speciale. Kërkohet  shfuqizimi i Dhomave të Specializuara dhe lirimi i menjëhershëm i të dënuarve. Për të ndihmuar qytetarët të marrin pjesë në protestë, është organizuar transportimi i tyre nga të gjitha qytetet e Kosovës. Protestat dhe tubimet nuk kanë ndaluar që nga 16 shtatori ditën kur u shqiptuan dënimet. Ndërkohë Gjykata Speciale ka vendosur të vazhdojë paraburgimin për ish presidentin Hashim Thaçi për rastin e tentim-pengimit të drejtësisë. Gjykatësi ka konstatuar se ekzistojnë rreziqe që Thaçi të pengojë ecurinë e procesit apo të kryejë vepra të tjera penale./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button