Policia dhe ANB ngrenë dyshime për ndikim rus dhe rrjedhje të informacionit diplomatik

" "

Policia dhe Agjencia e Sigurisë Kombëtare kanë proceduar penalisht një shtetasi mbi dyshimet dhe masat operative se i njëjti përmes portaleve të rreme ka shtrirë ndikim rus në vend dhe ka dhënë sekrete zyrtare. Në fakt bëhet fjalë për Aleksandar Smilkov që udhëhiqet si gazetar, emri i të cilit figuron si themelues i dy portaleve. Sipas informacioneve të Alsat, personi në fjalë dyshohet se ka dhënë edhe informacionet për gruan e kryeministrit Hristijan Mickoski dhe djalin e tyre kur në qershor të këtij viti udhëtuan në Bullgari për çështje pritave, duke zbuluar edhe identitetin e personave që kanë qenë ligjërisht të angazhuar për kujdesin ndaj gruas së kryeministrit dhe planin e tyre operativ për vizitën në Bullgari.

“Nxitja e urrejtjes, përçarjes dhe intolerancës kombëtare, racore dhe fetare“, “Zbulimi i sekretit zyrtar“ si dhe “Përhapja e materialeve raciste dhe ksenofobike përmes sistemit kompjuterik“, deklaruan nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare.

I dyshuari, përmes klonimit të disa domen adresave ka tentuar të tjetërson realitetin politik në vend.

“Aktorët e vërtetë të këtij rrjeti propagandistik, që është në funksion të interesave ruse, fshihen pas pseudo-portaleve të klonuara, të regjistruara me domenin e internetit të Maqedonisë. Përmes këtyre pseudo-portaleve përhapen lajme të rreme dhe dezinformata, si dhe bëhet riformësimi i narrativave për ngjarjet aktuale, duke minuar besimin te institucionet dhe duke nxitur urrejtje dhe intolerancë etnike e kombëtare”. – Agjencia e Sigurisë Kombëtare.

Smillkov mësohet të jetë personalisht në procedurë për marrjen e statusit shtetas në Bullgari. Në emrin e tij figurojnë portalet: vestimak.mk dhe vesti.mk, ndërsa bashkëpunëtor rezulton edhe në disa portale të tjera, të themeluar nga janari deri në korrik të vitit 2023. Për vizitën e gruas dhe djalit të kryeministrit, Sofja kishte publikuar në rrjetet sociale dhe në media notën diplomatike, për të cilën kryeministri Mickoski kishte deklaruar se me këtë rrezikohet siguria e tij dhe e familjes së tij./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button