Opozita i cilëson si jo të përshtatshme ndryshimet ligjore për pushimin mjekësor, të cilat sipas autoriteteve kanë për qëllim t’i japin fund keqpërdorimeve. Kreu i LSDM-së Venko Filipçe tha se nuk merren fare parasysh nevojat reale të qytetarëve.
“I tillë ishte rasti me drejtorin e fondit për sigurim shëndetësor, nuk ka ekzituar në sistematizim që një person që merret me edukatë fizike ta drejtojë fondin për sigurim shëndetësor. Puna ë parë, shkurtoje pushimin mjekësor, nga 7 në 5 ditë. Jo rastësisht penjtë nga një ndërhyrje kirurgjikale hiqen në ditën e shtatë, por kujt t’i tregosh.” Deklaroi Venko Filipçe-Kryetar i LSDM-së
Ndërkohë ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, thotë se ka hapësirë për t’u diskutuar dhe sqaruar të gjitha dilemat.
28:11-28:49“Procedura është në rrjedhë, pra është një procedurë administrative që do vazhdojë, ne jemi të hapur që t’i qartësojmë të gjitha dilemat,të ulemi ti shqyrtojmë gjërat, kuptohet kjo është përgjegjësi e Fondit Shëndetësor,” tha Sasho Klekovski- Ministër i Shëndetësisë
Ndërkohë inspektori i së drejtës së punës Amir Imeri në emisionin Gjurmët në Alsat theksoi se keqpërdorimi i pushimeve mjekësore përbën vepër penale, ndërsa parashikohet deri në një vit burg.
“Nëse qytetarët ta kuptojnë se nëse bëhet dhe vërtetohet se përdorimi i pushimit mjekësorë keqpërdoret atëherë ata kanë bërë edhe një vepër penale. Kodi penal neni 168 parasheh që keqpërdorimi i sigurimeve sociale në kuadër të këtij neni dhe sigurimi shëndetësorë paraqet vepër penale dhe është e dënueshme deri në një vit burg.” – Amir Imeri-Inspektor i së drejtës se punës-Gjurmët
Ndryshimet e paralajmëruara parashikojnë që pushimi mjekësor, pa kontroll shtesë, të mund të zgjasë deri në 5 ditë, në vend të 7 ditëve sa është aktualisht./Alsat.mk








