Vdekja e 40-vjeçares në spital, ekspertiza ngre dyshime për trajtim të papërshtatshëm

" "

Prokuroria Publike ka ngritur akuzë kundër 5 mjekëve nga spitali mbi bazën e dyshimeve për “vepra të rënda penale kundër shëndetit të njerëzve”. Sipas organit të akuzës, më 28 maj të vitit 2024 një paciente 40 vjeçare ishte pranuar në Repartin Intern me simptoma të tromboflebisit apo ndryshe e njohur si ndezje e arterieve. Mjekët kujdestarë pa i bërë anamnezën e plotë i kishin konstatuar tjetër diagnozë: reumë artiri dhe i ishte dhënë terapi jo adekuate. Kjo kishte shkaktuar vdekjen e pacientes më 4 qershor të vitit 2024. Ekspertiza ka dëshmuar se pacientes nuk i është bërë ekzaminimi i duhur dhe nuk i është zbuluar tromboza. Më 1 qershor derisa ishte e shtruar në spital, pacientja ishte paraqitur dhe dhimbje në pjesën abdominale por mjekët nuk kishin ndërmarrë asgjë. Më 4 qershor me anë të ndihmës së shpejtë është sjell në Shkup në gjendje të rëndë ku edhe si shkak i vdekjes i është konstatuar tromboza e metastazuar në arterie dhe gangrenë në zorrën e trashë./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button