Bastisje në Ohër, ndalohet një person për posedim të lëndëve narkotike

Bastisje në Ohër, ndalohet një person për posedim të lëndëve narkotike

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se dje (16.01.2025) në ora 13:30 në Ohër, nga ana e punonjësve policorë të Sektorit për Trafikim të Paligjshëm të Drogave dhe Armëve pranë SPB Ohër, është ndaluar personi A.B.Sh (31) nga Irlanda, me vendbanim të përkohshëm në Ohër, pasi tek ai është gjetur dhe konfiskuar marijuhanë.

“Me urdhër të gjykatës është bërë kontroll në banesën ku ai banon, ku janë gjetur dhe sekuestruar marijuhanë, lëndë pluhuri e bardhë, bluarës dhe disa sende tjera me marijuhanë dhe mbetje të lëndës pluhur të bardhë. Personi është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

LEXO EDHE:

Back to top button