Bastisje në Shkup, ndalohet një personBastisje në Shkup, ndalohet një person

Bastisje në Shkup, ndalohet një personBastisje në Shkup, ndalohet një person

Ministria për Punë të Brendshme njofton se Njësiti për tregti të paligjshme me drogë pranë Departamentit kundër krimit, në bashkëpunim me Njësitin “Tigrat”, me urdhër paraprak kanë kryer bastisje tek personi G.P. nga Shkupi.

Sipas njoftimit të MPB-së personi në fjalë është arrestuar, ndërsa bastisja është kryer pasi paraprakisht janë siguruar dëshmi se ai ka kryer shitje të drogës.

“Gjatë kontrollit te G.P. janë gjetur 1 pako me lëndë pluhuri të panjohur, 1 peshore e vogël dixhitale me mbetje të lëndës pluhur, 129 pako alumini me gjurmë të lëndës së panjohur, 2 celularë, si dhe gjësende të dyshuara që kanë origjinë nga vepra penale, 2 lap-top 11 orë dore, dhe 2 biçikleta”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

LEXO EDHE:

Back to top button