Bastisje në Veleshtë të Strugës, arrestohet një person
Bastisje në Veleshtë të Strugës, arrestohet një person

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme diku rreth orës 15:30 në Veleshtë të Strugës zyrtarët policorë kanë privuar nga liria personin A.I.(36) nga fshati Veleshtë.
“Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij dhe në automjetin “Mercedes” me regjistrim të Strugës, të kryer me urdhër të gjykatës është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me kalibër 6.35 mm prodhim i Çekisë me një kornizë me pesë plumba të kalibrit 6,35 mm dhe 33 plumba të kalibrit 9 mm. I arrestuari u ndalua në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngritët padi adekuate”, thuhet në njoftimin e MPB-së.