Bastoret kundër ligjit për lojëra të fatit, paralajmërojnë protesta

Shoqata e Bastoreve Sportive ka paraqitur mbi 250 vërejtje mbi propozim ligjin e ri për lojërat e fatit, i cili përcakton që bastoret të jenë 500 metra larg institucioneve arsimore. Sipas tyre, është absurde që një ligj i tillë të propozohet nga Ministria e Financave, sepse ata me vetëdije do të mbyllin të gjithë sektorin dhe kështu buxheti nuk do të mbushet. Kërkesa e tyre kryesore është që ky ligj të tërhiqet menjëherë, sepse një praktikë e tillë nuk ekziston në asnjë vend të Bashkimit Evropian.

Mjaft heshtje, kërkojmë komunikim dhe debat publik në mënyrë që publiku dhe media të vlerësojnë se çfarë po ndodh saktësisht. Nëse Qeveria nuk tregon vullnet të mirë për të zbatuar ndryshimet dhe për të futur një ligj cilësor, që do të arrijë një sërë efektesh pozitive, ne do të ndërmarrim të gjitha masat dhe mjetet në dispozicion për të mos u miratuar ky ligj. Gjëja e fundit që duam është të zgjidhim problemet përmes protestave dhe formave të tjera të veprimit”, tha Vasko Ilijevski nga Shoqata e Bastoreve Sportive.

Propozim zgjidhja ligjore parashikon zhvendosjen e objekteve 500 metra larg të gjitha institucioneve arsimore, por edhe rritjen e tarifave për marrjen e licencave për hapjen e kazinove dhe bastоreve. Propozimi është vendosur në Regjistrin Elektronik të Rregulloreve ku vërejtjet dhe komentet mund të dorëzohen deri më datën 20 të këtij muaji.

 

Andrea Çobanova

LEXO EDHE:

Back to top button