BB: Pandemia do të varfërojë miliona njerëz

Banka Botërore paralajmëroi se pandemia e koronavirusit mund t’i varfërojë 38 milionë njerëz në Azinë Lindore dhe në Paqësor. Pa veprime të shpejta të qeverive, “goditja e trefishtë” nga virusi, nga masat e izolimit dhe nga recesioni global mund të shkaktojë dëme për vitet që vijnë, tha Banka Botërore. Sipas saj, sëmundja, pasiguria ushqimore, humbja e vendeve të punës dhe mbyllja e shkollave “mund të çojnë në keqësim të kapitalit njerëzor dhe në humbje të të ardhurave që zgjasin gjithë jetën”. Banka Botërore e cilëson të varfër secilin që jeton me më pak se 5.50 dollarë në ditë. Në muajin maj, Banka Botërore ka paralajmëruar se rritja globale mund të tkurret me 5%, si pasojë e pandemisë së koronavirusit. Ajo po ashtu ka thënë se deri në 60 milionë njerëz në të gjithë botën mund të futen në varfëri ekstreme – që do të thotë të jetosh me më pak se 1.90 dollar në ditë.

LEXO EDHE:

Back to top button