Pandemia arrin zyrtarisht bilancin e 1 milion viktimave

Pandemia tashmë ka shkaktuar zyrtarisht më shumë se një milion viktima në të gjithë botën. Është kjo e dhëna tragjike e shpërndarë nga universiteti John Hopkins, një nga institutet kryesore që mbledhin të dhënat nga çdo vend i prekur nga COVID-19. Nga janari, kur zyrtarisht filluan të qarkullonin të dhënat e para, virusit iu deshën 24 javë për të arritur 500 mijë viktimat, në 28 qershor. Kjo shifër u dyfishua sot, por në një kohë të përgjysmuar, 13 javë. Shtetet e Bashkuara, me më shumë se 205 mijë viktima, mbulon rreth 20% të vdekjeve globale, ndërkohë që shifrat e përhapjes po ngrihen gjithmonë e më shumë edhe pse janë ulur format më të rënda. Për herë të parë nga qershori i errët që përjetuan banorët, Nju Jorku ka shënuar të shtunën e kaluar 1 mijë të infektuar në një ditë. Situata mbetet e rëndë në Meksikë, Brazil dhe Indi, ku përllogariten rreth 1 mijë të vdekur në ditë, por edhe vende që më parë nuk dukeshin problematikë, si Argjentina dhe që ditët e fundit ka një nga ritmet më të larta të infeksionit nga koronavirusi.

LEXO EDHE:

Back to top button