Trump dhe Biden në debatin e parë presidencial

Presidenti i SHBA Donald Trump dhe kandidati demokrat për Shtëpinë e Bardhë Joe Biden, sonte rreth orës dy pas mesnatës ( e mërkurë, 02:00) do të përballen në debatin e tyre të parë televiziv përballë njëri-tjetrit.

Debati do të zhvillohet në Cleveland, Ohio, pesë javë para zgjedhjeve të 3 nëntorit.

Secili kandidat fillimisht do të ketë dy minuta për t’iu përgjigjur një pyetjeje, e cila mund të zgjidhet nga një listë e temave përfshirë ekonominë, trazirat civile dhe koronavirusin.

Të dy kandidatët ka të ngjarë të përfshihen në një debat të nxehtë mbi presionin e Trump për të zëvendësuar shpejt gjykatësen e Gjykatës së Lartë, Ruth Bader Ginsburg.

Presidenti ka të ngjarë të përballet me pyetje edhe në lidhje me financat e tij pasi ”New York Times” raportoi se ai paguante pak taksa federale në vitet e fundit.

Integriteti zgjedhor është gjithashtu në rendin e ditës, pasi Trump kohët e fundit refuzoi të përfshihej në mënyrë të qartë në një tranzicion paqësor të pushtetit në rast të një humbjeje.

LEXO EDHE:

Back to top button