BDI dhe LSDM akuzojnë Fillkovin: Po ndërhynë drejtpërdrejt në organet gjyqësore
BDI dhe LSDM akuzojnë Fillkovin: Po ndërhynë drejtpërdrejt në organet gjyqësore
LSDM dhe BDI reaguan ndaj deklarimeve të ministrit të Drejtësisë, Igor Fillkov i cili tha se do të kërkon përgjegjësi nga të gjitha instituicionet e përfshira në rastin e procedimit penal të Artan Grubit. BDI vlerëson se Fillkov po ndërhynë drejtpërdrejt në organet gjyqësore. Ndërsa sipas LSDM-së, Fillkov është kompozitori i marrëveshjes së arritur mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së për kthimin e Grubit në shtëpi. /Alsat.mk









