Kuvend, VMRO-ja propozon uljen e pagave të funksionarëve deri në 13 mijë denar

Kuvend, VMRO-ja propozon uljen e pagave të funksionarëve deri në 13 mijë denar

VMRO-DPMNE propozon uljen e pagave të funksionarëve. Deputeti Bojan Stojanoski, njoftoi sot se kanë paraqitur një paketë prej gjashtë projekt-amendamente në ligje për uljen e pagave të funksionarëve shtetërorë, duke përfshirë deputetët, ministrat, gjyqtarët, prokurorët, anëtarët e Këshillave Gjyqësorë dhe Prokurorialë dhe kryetarët e komunave. Sipas propozimit, pagat do të ulen nga 10,000 deri në 13,000 denarë, dhe në disa pozicione edhe më shumë, me qëllim shpërndarjen më të mirë të fondeve buxhetore dhe harmonizimin e tyre me kushtet ekonomike në vend. Fondet e kursyera do të ripërdoren për shëndetësi, arsim dhe mbrojtje sociale. Stojanoski theksoi se ndryshimet janë në përputhje me Kushtetutën dhe sigurojnë drejtësi më të madhe sociale dhe përdorim racional të buxhetit. Ulja do të hyjë në fuqi me pagesën e pagës së shkurtit.

“Ulja e propozuar e koeficientëve do të mbulojë pagat e funksionarëve publikë, duke përfshirë deputetët, ministrat, gjyqtarët, prokurorët publikë dhe anëtarët e Këshillave Gjyqësorë dhe të Këshillave të Prokurorisë Publike. Këto ndryshime do të barazojnë pagat, që praktikisht do të thotë se ato do të ulen me 10,000 deri në 13,000 denarë, dhe për pozicione të caktuara kjo ulje është edhe më e madhe”, deklaroi Bojan Stojanovski, deputet VMRO DPMNE. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button