BDI heq dorë nga premtimi për formimin e Gjykatës së lartë për barazi?

I pyetur se ku mbeti premtimi i Bashkimit Demokratik për Integrim për formimin e Gjykatës së lartë për barazi, zëvendëskryeministri nga radhët e BDI-së, Artan Grubi tha se vetingu në gjyqësorë dhe prokurori  mund të ndikojë në realizimin e këtij qëllimi, duke lënë të nënkuptohet se ky subjekt mund të ketë hequr dorë nga ky synim.

“Rreth Gjykatës për barazi…nëse nuk gabohem ka qenë temë në publik. Gjithashtu do të doja të sqaroj se nëse realizohen vetingu ose pastrimi në gjyqësorë dhe nëse arrijmë drejtësi joselektuese dhe kredibilitet të institucioneve, në prokurori dhe gjyqësorë, kjo veç më sjell barazi në sundimin e së drejtës dhe besim të plotë të qytetarëve…që do të thotë arritje edhe e këtij qëllimi, atë çfarë e kemi premtuar para qytetarëve”, deklaroi Grubi në konferensën e sotme të përbashkët me rastin e shënimi të më shumë se 100 ditëve që nga fillimi i mandatit të Qeverisë.

Ndryshe, Gjykata e lartë për barazi ishte ndër premtimet kryesore në programin zgjedhor të BDI-së.

Funksionarë të lartë të partisë kishin deklaruar se “Në 100-ditëshin e parë, do të propozojmë, formimin e një Gjykate të lartë për barazi që do të hetojë në rrënjët e tij diskriminimin në nivel shtetëror, nëse kjo ndodh në sallën e gjyqit, në punë, në shkollë, në komunë dhe në çdo ambient tjetër të punës”.

LEXO EDHE:

Back to top button