BDI në Tetovë, akuzon udhëheqjen e komunës: Po lavdërohet me projekte që ishin të përbërjes së kaluar

BDI në Tetovë, akuzon udhëheqjen e komunës: Po lavdërohet me projekte që ishin të përbërjes së kaluar

Gazetar: Bashkim Sulejmani

BDI-ja e Tetovës ka akuzuar drejtuesit e komunës, se po lavdërohet me projekte kapitale të cilat sipas kësaj partie kanë filluar në përbërjen e kaluar të komunës, kur dhe janë siguruar fondet edhe atë përmes Bankës Botërore.

BDI akuzon Kasamin se në vend që të merret me ide konkrete po zhvat qytetarët.

“Bilall Kasami në vend që të merret me projekte dhe ide konkrete për ta përmirësuar jetën e qytetarëve, ai, këto ditë, po mirëpret mërgatën tonë me dy merimanga plotësuese që, aspak nuk kanë për detyrë rregullimin e komunikacionit në qytet, por thjeshtë zhvatjen e qytetarëve përmes kontratave të dyshimta me operator privat”, tha Faton Ameti nga BDI.

Komuna e Tetovës ka hedhur poshtë akuzat. Thonë se të gjitha projektet e filluara nga mandati i kaluar ishin të dështuara dhe kishin mbetur në gjysmë. Paralajmëruan publikimin e dokumenteve për dështimet e kryetares së mëparshme, të cilën e akuzojnë se e la komunën me mbi 24 milion euro borxhe.

“Fondet e siguruara nga TAV Maqedoni për Bllagoja Toskën, por edhe shëtitoren e lumit, përbërja e kaluar e komunës i kishte humbur, duke dështuar që projektin ta realizojë në kohë. Njëjtë edhe rrugën “Strasho Pinxhur” e kishin filluar me shumë lëshime, pra, ishte paraparë vetëm një shtresë asfalti dhe asgjë më shumë, punë këto që i projektoi nga fillimi komuna e Tetovës”, thonë nga Komuna e Tetovës./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button